Printimi 3D është një teknologji që po përhapet gjithmonë e më shumë ditët e sotme. Përmes tij mund të printoni objekte tre përmasore në shtëpinë tuaj.

Prej vitesh printimi 3D ka qenë një temë mjaft e përfolur, duke filluar nga artikujt e mediave të teknologjisë e deri tek konferencat e bisedat në TED.

Teknologjia moderne është përgjegjëse për ta bërë jetën tonë më interesante dhe ajo nuk do të ndalet deri sa të na mahnitëse me atë që po paraqet çdo ditë. 

Edhe pse e shpikur 30 vjet më parë, sërish printimi 3D pritet të ketë ndikim më të madh në jetën e njerëzve.

Më parë artistët kishin nevojë për javë apo edhe muaj për të krijuar skulpturat e objekteve të tyre.

Ndërkohë që tani skanimi 3D arrin të riprodhojë çdo objekt me të gjitha detajet, qoftë edhe ato me të voglat në vetëm 15 sekonda dhe duke përdorur vetëm një komandë në kompjuter.

Por jo vetëm kaq, mund të riprodhojmë të skanuar objekte të tjera si vathë, varëse, rroba e madje edhe këpucë, të gjitha vetëm më një klikim. Ekspertët thonë se brenda 10 viteve bota do të hyjë në epokën e prodhimit inteligjent, gjë e cila do të ndryshojë tërësisht mënyrën e jetesës.

Teknologjia e printimit 3D gjithashtu do të evoluojë, duke hyrë në epokën e “teknologjisë 3D 3.0″, me Internet më të avancuar dhe database me kapacitet më të lartë.

Aktualisht printimi 3D përdoret kryesisht për interes personal dhe mallrat e konsumit, por ekspertët janë optimistë në lidhje me zhvillimin e saj të ardhshëm në industri të tjera si ai i prodhimit të makinave, mjekësisë, arkitekturë e madje edhe në atë të hapësirës ajrore.

Për të aplikuar këtë teknologji në të gjitha sferat e jetës, ka ende shumë punë për t’u bërë për shkencëtarët dhe krijuesit. Në të ardhmen teknologjia do të jetë në gjendje të printojë materiale biologjike, organe dhe pjesë të trupit, por gjithashtu mund të jetë në gjendje të printojë edhe iPhone.

10.Dronët e printuar në 3D

Printimi 3D e ka bërë më të lehtë prodhimin e pajisjeve fluturuese (dronet) që quhen quadcopters duke i bërë ata më të zakonshme dhe që popullariteti i tyre të rritet çdo ditë. Quadcopters nuk janë lodra vetëm interesante që mund të magjepsin fëmijët, por ato janë gjithashtu të përsosura dhe të dobishme për ata që të duan dicka që mund të fluturojë.

9. Armët e printuar në 3D

Fakti që printeri 3D është duke bërë revolucion në botë ate e kemi kuptuar që të gjithë. Por përpos produkteve të mira që janë prodhuar shkaku i tij , mendja e djallëzuar e njeriut ka arritur që këtë revolucion ta shëndërrojë në një ndër kapitujt më të errtë të njerëzimit. Armët e printuara në 3D Printer janë dicka që i mundëson secilit përdorues të ketë nje armë personale.

8. Zemra e printuar në 3D

Ne kemi parë kohët e fundit objekte të larmishme të printuara në printer 3D. Disa zhvillues po përpiqen ta përdorin këtë teknologji për të përmirësuar jetën e individëve. Një model zemre i printuar në 3D rezultoi të ishte shpëtimi i jetës së një vajze 4 vjeçare nga Florida e SHBA-së. Në këtë mënyrë doktorët mund të planifikonin një operacion të komplikuar për të shpëtuar jetën e saj. Duke patur në dorë një model të printuar të zemrës ata mundën të ndërtonin një plan operacioni që nuk ishte përdorur më parë. Operacioni u aplikua dhe rezultoi tepër i suksesshëm duke bërë që gjaku i vajzës të rridhte në mënyrë normale. Ky lloj eksperimenti hap një rrugë të re drejt përdorimit të teknologjisë në mënyrë efektive në fushën e mjekësisë.

7. Kamera të printuara në 3D

Ka shumë njerëz që preferojnë kamerat SLR dhe mendojnë se ato janë më të mira se llojet e tjera të aparateve, me rezolucion më të lartë se telefonat tanë mobile, por për fat të keq ky lloj i kamerave është tepër i kushtueshëm dhe i detyron disa njerëz që të blejnë një kamera me rezolucion më  të ulët. Falë printerave 3D, ju tani mund të merrni aparatin tuaj SLR dhe një lajm i mirë është se ajo nuk është e shtrenjtë, sepse kushton vetëm 30 dollarë.

6. Printimi 3D i objekteve në hapësirë

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor shkuan edhe më afër vetëplotësimit duke prodhuar me sukses pjesën e parë me printim 3D në hapësirë. Printeri, i vendosur në këtë stacion hapësinor, u përdor për ta prodhuar një shtresë zëvendësuese plastike për kryerjen e procesit të krijimit të objekteve të një profili të tërthortë të seksionit duke përdorur një teknikë të quajtur prodhimi aditiv. NASA thotë që projekti është “duke shtruar rrugën për fushata të ardhshme afat-gjata në hapësirë,” duke demonstruar që pjesët e zëvendësuara për riparime do të mund të prodhoheshin në hapësirë, agjencia hapësinore tregon që astronautët së shpejti mund të mos kenë nevojë të presin për ardhjen e furnizimeve nga Toka, me gjasë që do t’iu mundësojnë atyre të udhëtojnë më tej nga sipërfaqja e planetit tonë.

5.Mishi i printuar në 3D

Qelizat mund të printohen në 3D, madje janë funksionale dhe duken si ato të njeriut. Kjo mund të tingëlloj e cuditshme për ju, por ja që është e vertëtë! Madje teknologjia ka arritur deri aty saqë mund të prodhojë edhe ushqim për të ngrënë. A ju pëlqen mishi dhe nuk doni ta merrni atë nga kafshët? Teknologjia 3D e zgjidh këtë problem për ju. Disa eksperimente janë bërë për rigjenerimin e indeve për të marrë mish të nevojshëm që mund të hahet.

4.Makinat e printuara në 3D

Nëse keni një printer 3D, dhe keni ëndërruar gjithmonë të printoni makinën tuaj, atëherë ëndrra juaj do të bëhet realitet. Kompania e makinave Honda ka nxjerrë të dhënat, për të printuar në formatin 3D, pesë nga makinat e saj. Nga modeli i Puyo tek NSX, ju keni mundësi të zgjidhni se cilin nga këto modele doni të printoni. Gjithsesi, fusha e printimeve 3D vazhdon të jetë një nga fushat më të rëndësishme ditët e sotme. Është një teknologji e cila nuk është parë kurrë më parë, dhe njerëzit duan të shikojnë deri ku do të arrijë magjia e kësaj fushe. Këto kohë printimet 3D janë parë jo vetëm në fushën automobilistike, por edhe në mjekësi. Për sa i përket makinave, ju do të keni mundësi edhe t’i modifikoni, të krijoni makinën e ëndrrave tuaj, pastaj ta printoni. Pasi ta shkarkoni makinën, jeni të lirë të bëni ç’të doni.

3.Printimi 3D i embrionit

Për të prekur dhe parë fëmijën ju duhet të prisni nëntë muaj, por tani ju nuk keni nevojë për ta bërë këtë. Falë printerave 3D, ajo që ishte e pamundur tani është e mundur, dhe ju të merrni një model 3D të fëmijës tuaj duke përdorur 3D sonogram. Kjo do të thotë që ju mund të merrni disa modele në secilën fazë të rritjes së fëmijës suaj para se të dalë në jetë.

2.Printimi i shtëpive në 3D, por jo në Toke, në Hënë!

Krijimi në 3D i objekte të vogla duke përdorur printera 3D të zakonshëm mund të duket tradicionale për shumicën prej nesh, por cfarë do të mendonit nëse ju themi që Nasa ka shpallur një konkurs për ndërtimin e shtëpive në Hënë. A besoni se ekziston një pajisje 3D që mund të ndërtojë shtëpitë dhe të bëjë këtë punë për ne pa kërkuar shpenzime, humbur kohë dhe punësuat shumë punëtorë? Me teknologjinë moderne të printimit në 3D, asgjë nuk është e pamundur dhe çdo gjë që ju mund të mendonit të pamundur, tashmë është e lehtë. Përdorimi i pajisjeve 3D për ndërtimin e shtëpive nuk ndalet vetëm këtu në Tokë, pasi ka disa përpjekje për të filluar ndërtimin e shtëpive në hënë, duke përdorur pluhurin e hënës që është në dispozicion.

1.Rroba të printuara në 3D, aksesorë dekorative dhe cdo gjë tjetër të nevojshme.

Printerat 3D po përhapen gjithnjë e më shumë duke arritur që të mbulojë cdo aspekt të jetës sonë, nga rrobat që veshim e deri tek aksesorët që ne përdorim në shtëpitë tona. Printimi 3D mund të gjendet në rrobat që veshin dhe madje edhe në pajisjet që ne përdorim për të plotësuar nevojat tona. Printimi 3D mund të gjendet edhe në sende dekorative që ne i përdorim në shtëp, të tilla si llamba, vazo dhe sende të tjera dekorative.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook