Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës (FEUT) kanë vendosur të kyçin dyert, pas një votimi, ku 67% votuan pro bojkotit.

Votimi në formë anketimi u zhvillua në ambjentet e FEUT, ku vetëm 31% kanë votuar pro mësimit, ndërsa 2% janë shprehur të lëkundur.

Menjëherë pas këtij vendimi, dyert e FEUT janë mbyllur, ndërkohë një pjesë e studentëve vijojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda Fakultetit.