Një krim i rëndë i dyfishtë në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit. 

34-vjeçari Gazmend Musta mësohet se sapo ishte kthyer nga emigrimi dhe për shkak një konflikti për motive të dobëta Musta kreu paraditen e sotme krimin makabër pasojë e të cilit mbetën të vdekura në vend dy motra.   

Gentjana Caushaj bashkëshortja e autorit, si dhe 18-vjeçarja Marisa Caushaj motra e viktimës mësohet se u qëlluan me thikë për vdekje në sy të fëjve të çiftit Gentjana dhe Gazmend.  

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe dyshohet se autori i krimit ka qenë në  efektin e alkoolit.   Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.