Për këngëtaren dhe moderatoren bukuroshe shqiptare, Luana Vjollca sot është dita më e veçantë e vitit.

Sot këngëtarja e njohur ka ditëlindjen e saj dhe mbush 26 vjeçe.

Me këtë rast stafi i “DuaLajm.com” i uron përzemërisht Luanës dhe 100 vite të lumtura e të sukseshme në çdo aspekt të jetës së saj.

Bukuroshja, nga sot 26-vjeç, ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Mes urimeve të shumta që ka marrë, i veçantë ka qenë dhe urimi i së motrës, Marinës, e cila në 10 gusht do të kurorëzojë dashurinë e saj me Getoarin.

“E vogla ime gëzuar ditëlindjen! Dua të të shoh gjithmonë të shkëlqesh si yll! Bebja ime më e mira e botës!!!” ka shkruar Marina në urimin e saj.

Si gjithmonë e bukur, tërheqëse dhe sensuale, ajo ka postuar në Facebook një foto për ditëlindjen e saj, ku shfaqet mahnitëse mbi një jaht teksa dhuron një buzëqeshje të embël ku shkruan: 2 shtator, my birthday.

Ndërsa në një foto tjetër të postuar në Instagram nga stilisti i njohur kosovar, Kaci Lleshi, duket se Luana shkëlqen me look-un e saj të ri. 

Gjithashtu, moderatorja dhe këngëtarja joshëse ka postuar dhe një video në “InstaStory” ku shfaqet duke udhëtuar në jaht me të afërm të saj në bregdetin e Jugut, duke zgjedhur në këtë mënyrë për të festuar ditën e saj të veçantë.

LEXO EDHE:  FOTO/ Këto janë 10 ndarjet më të bujshme të VIP-ave shqiptarë


Ndërkohë profilin e saj në Instagram, Luana ka postuar dhe disa nga mesazhet më të bukura dhe më të përzemërta që ka marrë nga fansat e saj.