Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila merr vëmendjen e publikut shqiptar me fotot e videot që publikon vazhdimisht nga jeta e saj private e profesionale në Instagram.

Ajo numëron plot 1.4 milionë ndjekës në Instagram dhe është konsideruar si “mbretëresha” e këtij rrjeti social në Shqipëri.

Moderatorja e këngëtarja mund të ketë impakt tek vajzat, sepse çdo vajzë do ta dëshironte famën dhe pamjen e saj.

Ditën e sotme moderatorja ka publikuar një mesazh shumë inspirues për fanset e saj femra, të cilave u sugjeron se gjithmonë duhet të jenë krenare për atë që janë dhe të jenë vetvetja.

“Ji femra që do të jesh, jo ajo që presin të tjerët të jesh. Zoti nuk bën gabime. Nëse e sheh me prespektivë, do e shohësh që je një krijesë perfekte e asaj çfarë zoti ka dashur që ti të jesh. Ji krenare për atë që je. Mbi të gjitha, nuk je një në 1 milion, por një në një jetë të tërë”.

Dhe sigurisht që nuk mund të mungonin komentet e bukura të fansave të moderatores për këtë mesazh inspirues.