Ai është pa dyshim një nga reperët më të preferuar shqiptar dhe ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale, por jo vetëm.

Përveçse tepër aktiv në muzikë, Noizy poston shpesh foto e video nga aktiviteti i tij i përditshëm në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme, reperi ka bërë një postim për temperaturat e ftohta,, ku shprehet se kur të dalë vera as që nuk e ka ndërmend të futet në hije dhe e paska ndarë mendjen se u betua “për atë zot”.