Pasi reperi i njohur kosovar u fotografua në Selanik, përkrah një vajze të cilën e kishte përqafuar, duket se edhe ish-gruaja e tij, Majlinda Zeka është kapur mat me të dashurin e ri.

Ajo është fotografuar përkrah një mashkulli në Stamboll pak ditë më parë, që me shumë gjasa është i dashuri i ri, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Duket se kjo ka qenë mënyra e saj për t’i kthyer “reston” reperit kosovar Majk. Identiteti i djalit nuk bëhet i ditur, por me siguri sapo të mësohet, mediat rozë do të “plasin” për të, nëse konfirmohet lidhja mes tyre.

Mesa duket historia e një prej çifteve më të famshme të showbizzit shqiptar, Majk dhe Majlinda, të cilët u ndanë pak muaj më parë, po kthehet dalëngadalë në një “telenovelë”.

Gjetja e partnerëve të rinj për ta ka qenë vetëm çështje kohe. Por nuk mund ta “fshijnë” dot njëri tjetrin nga kujtesa, pasi i bashkon djali i tyre Roani, i cili do t’i lidhë gjithmonë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”459″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook