Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke treguar se sa i ‘respektueshëm’ është me myslimanët.

Manjani ka publikuar një foto të Edi Ramës në kohën që ka qenë kryetar bashkie i cili parakalon në një shesh ku po falen besimtarë myslimane dhe ironizon sjelljen e tij ndaj besimtarëve.

Postimi i Manjanit:

Po kur bën sikur i respekton Myslimanët!!!

Vite më parë, kur ishte Kryetar i Bashkisë, i shkelte me këmbë (literalisht) ritet fetare të tyre.

Sot shtron iftare elektorale dhe flet për perëndimin, por me kokë nga Turqia dhe mendje nga Rusia.

Kjo foto tregon në të vërtetë se sa “i respektshëm” është. Vetëm për të ngrënë ulet me ta.

Në të vërtetë, Qeveri e tepsisë është!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook