Policia e Raguzës në Itali ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me lëndë narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Emiljan Korreshi, 23-vjeç.

Karabinierët kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pako dhuratë”, ku shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan në çantën e tij 5 kilogram marijuanë e ndarë në 5 pako, si dhe rreth 30 gramë kokainë. Vlera e sasisë së lëndës narkotike përllogaritet të jetë rreth 55 mijë euro.

I riu shqiptar, i cili sapo kishte mbërritur nga Roma në Komunën Modica të Raguzës, është shoqëruar në burg në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook