Ndonëse nuk është pjesë e ndonjë programi televiziv, bukuroshja Marina Vjollca, di se si të tërheqë vëmendje.

Në këto ditë të nxehta, Marina ka zgjedhur një vend ekzotik për të pushuar, e ndërsa ka postuar foto të momenteve të relaksit, të gjithëve na ra në sy një detaj.

Në të gjitha fotot, bukuroshja ka mbuluar barkun, herë me duar e herë me kapele. Çfarë do të thotë kjo? Na mbetet të presim nëse çifti Marina-Getoar do të bëhen prindër së shpejti.