Një 33-vjeçar është shpallur i pafajshëm, pas vrasjes së mbesës së aktorit të famshëm, Morgan Freeman.

Sipas burimeve, burri që theri 25 herë me thikë mbesën e aktorit, është shpallur i pafajshëm para shumë dëshmitarëve.

Lamar Davenport u akuzua për vrasjen e shkallës së dytë në sulmin fatal ndaj 33-vjeçares E’Dena Hines, e cila ishte e dashura e tij në atë kohë.

33-vjeçari u dënua për vrasje, megjithatë mbrojtja argumentoi se Davenport ishte nën ndikimin e drogës gjatë vrasjes brutale.

Një person që dëshmoi në gjyq për sulmin, tha se Davenport bërtiti ndërsa sulmonte Hines: “Unë të dua. Gjithmonë të kam dashur. Perëndia do ta kishte dashur këtë.”

Pasi u arrestua, Davenport u dërgua në një spital ku pasi iu dha qetësues u zgjua duke ulëritur: “Pse ndodhi kjo? Jo, jo! Pse o Zot?”

Hines dhe Davenport, kishin jetuar së bashku në një apartament prej 780,000 dollarësh që iu ishte blerë nga aktori Freeman.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook