Kryetari i bashkisë së Tiranës, iu bashkua banorëve të Tiranës dhe të ardhur nga kudo, duke pozuar bashkë me të shoqen dhe djalin e tyre te pema e vitit të ri.

“Më në fund e kapëm dhe ne një foto te pema! Përqafime Kajan, Ajola & Lali Eri”, shprehet Veliaj.

“Teksa jeni duke festuar, – shton ai, – pranoni dhe urimet tona nga zemra për një 2019 plot dashuri e mirësi!”.

“Me shumë dashuri nga Tirana, unë, Ajola dhe Kajan. Ju urojmë Gëzuar vitin e ri 2019

Shëndet, harmoni dhe mbarësi në familjet tuaja. Përqafime, Kajan, Ajola & Lali Eri”, përfundon mesazhi i urimit.