Për 12 orë, autori i masakrës së Resulajt në Selenicë ishte në arrati. Forcat speciale që kishin vënë në shtetrrethim të vërtetë fshatin bënë të mundur arrestimin e tij vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Por, ndërkohë që ishte në arrati, 24-vjeçari nuk dukej se shqetësohej nga fakti që kishte shkaktuar një masakër me tetë viktima, nga i njëjti trung familjar.

Madje, i kishte njerëz të afërm nga fisi i tij. Ai ishte aktiv në rrjetet sociale dhe në statuset që bënte ironizonte deri edhe kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Teksa qytetarët kërkonin dënim maksimal në adresën e tij të Facebook-ut, ai nuk nguronte të përgjigjej.

“Më keni çarë k**n”, shkruante në një prej statuseve.

Ndërkohë, ai nuk kurseu ironitë për kryeministrin.

“O Edi Rama, më gjen dot ku jam”, ishte një prej statuseve të radhës nga arratia.

Ndërkohë, në një status tjetër ai shkruante se ishte “Duke pritur Fatmir Xhafajn”, dhe bënte një emoji  që po lodhej nga pritja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook