Njihuni me Yazemeenah Rossi, sapo ka marrë një kontratë modelimi me rroba banje në moshën 61 vjeçare! 

Ajo u zgjodh për shkak të “hirit dhe hijeshisë së saj para një kamere”, por nuk mund të mohohet se trupi i saj është mahnitës dhe nuk duket më shumë se 25 vjeç.

Por, cili është sekreti i saj?

Rossi është fytyra e re e një linje veshjeje rroba banjesh, që është një bashkëpunim mes kompanisë së të brendshmeve, “Land of Women” dhe shitësit online, “The Dreslyn”. Ndoshta nuk është befasuese që Taylor Corcia, themeluesi i “The Dreslyn”, donte Rossin për linjën e saj sepse ajo “rrezaton shëndetin dhe vitalitetin”.

Rossi thotë se mënyra e saj e të ngrënit luajnë një rol të madh në atë se si ajo duket. Ndërsa ajo tani jeton në Malibu, ajo ka lindur në Francë dhe është rritur në Korsikë. Edukimi i saj mesdhetar duket se ka ndikuar në dietën e saj.

61-vjeçarja zbulon se vaji i ullirit është burimi i saj i rinisë. Ajo jo vetëm që ha atë, por edhe e përdor atë në lëkurën dhe flokët e saj. “Unë vij nga një vend shumë i thjeshtë ku kemi përdorur vajin e ullirit për të gatuar me të. Vaji i ullirit përdorej gjithashtu në flokët dhe lëkurën tonë, asgjë tjetër”, thotë ajo.

Mediat na bëjnë të besojmë se kemi nevojë për produktet që ato reklamojnë, për të patur një lëkurë të mirë, por Rossi ka zbuluar një përzierje të thjeshtë të sheqerit dhe vajit të ullirit që bën një pastrim të madh të fytyrës.

LEXO EDHE:  Foto+18/ Merr flakë rrjeti, modelja e njohur "tërbon" fansat duke u shfaqur terësisht nudo

Megjithatë, ajo thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për lëkurën tuaj dhe flokët, por është gjithashtu e rëndësishme të për faktin se ne edhe ushqehemi me vajin e ullirit.

Modelja thotë se ha vetëm ushqim organik, përfshirë mishin dhe peshkun. Ajo gjithashtu i merr yndyrnat e saj nga burime si vaji i ullirit dhe avocados. Yndyrnat e shëndetshme janë të mira për trupin dhe zbulon se ajo ha një avokado çdo ditë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”624″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook