Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Lajmi është bërë vetë me dije nga Angela, e cila ka publikuar disa foto së bashku me bashkëshortin e saj në Instagram, teksa njofton se është martuar.

“E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur”, shkruan Angela në Instagram.

Modelja seksi shqiptare është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu, i cili është aktor dhe producent i njohur, jo vetëm në Rumani, por dhe në botë.

“Criminal”, “High Strung” dhe “He wanted the Moon”, janë disa nga filmat ku, bashkëshorti i Angelës ka luajtur si aktor, por dhe ka dhënë kontributin e tij si producent.

Ata kanë pasur një lidhje prej një kohe të gjatë, e cila u kurorëzua gjatë mbrëmjes së djeshme në Las Vegas.

Angela ka ndarë disa momente të këndshme nga ceremonia, ku shihet atmosfera romantike e krijuar mes çiftit.

Në fotot e mëposhtme, bie në sy Angela, e cila nuk nguroi të shfaqej provokuese.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”578″ sortorder=”5681,5684,5683,5682,5685,5686,5687″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook