Megi Ndokaj është padyshim një nga vajzat më të bukura shqiptare. Modelja dhe balerina e njohur që po korr sukses brenda dhe jashtë trojeve shqiptare e nisi karrierën rreth 8 vite më parë, kur edhe u pikas nga agjenti i modës së Victoria’s Secret. Ajo është sot pjesë e seteve fotografike me të mirënjohurin Fadil Berisha.

Balerina Megi Ndokaj ka qenë në disa kopertina revistash shqiptare si modele, dhe pjesë e projekteve të modës me stilisten Enada At’Nikolla.

Fama e saj nuk është vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit ku Megi ka arritur të krijojë miqësi me personazhe tepër të njohura deri në Hollywood.

Së fundmi, Megi Ndokaj ka takuar në Tiranë një prej producentëve dhe aktorëve më të njohur të Hollywood-it, Louis Mandaylor.

Referuar fotos ekskluzive të siguruar nga “DuaLajm.com”, Megi Ndokaj dhe Louis Mandaylor shihet teksa bëjnë me duar simbolin tonë kombëtar, shqiponjën.

Mandylor ka lindur në Melburn të Australisë dhe njihet si prej producentëve dhe aktorëve të famshëm të Hollywood-it. Ai është edhe një mjeshtër i arteve marciale. Mandylor është më i famshëm për rolin e tij në filmin “Dasma ime e madhe greke” ku ka qenë edhe producent.

Mandylor ka gëzuar sukses në shfaqjet televizive amerikane, të tilla si ajo në Relic Hunter me Tia Carrere. Role të tjera të mëdha përfshijnë Ligjin Marcial së bashku me Sammo Hung. Megjithatë, shfaqja zgjati vetëm dy sezone, me Mandylorin që ra në fund të sezonit të parë.

LEXO EDHE:  Real Madrid fitoi, por jo vëmendjen e të dashurës së Cristiano Ronaldos

Mandylor ka luajtur gjithashtu në serialin shumë të njohur për publikun shqiptar “Friends”. Ai gjithashtu ka luajtur në episodin “Saving Leo Private” (2002), në trillerin “Mëkatarë dhe shenjtorë” (2010) si edhe tek filmi “My Brother Cicero” (1998). Një nga rolet e tij më të njohura është edhe ajo e Bobby DeLuca në filmin “Suckers” (2001).

Më herët modelja dhe balerina e njohur Megi Ndokaj ndau me fansat në rrjetin social Instagram edhe një foto me legjendën e kinematografisë amerikane Chazz Palminteri, të ndodhur në restorantin e këtij të fundit në New York.

Ndërkohë që me takimin në Tiranë edhe me producentin dhe aktorin e njohur Louis Mandaylor, të le të mendosh se ndoshta kemi të bëjmë me një ogur të mirë për modelen dhe balerinën e njohur për t’u bërë pjesë e ndonjë projekti amerikan në kinematografi.

Vetë Ndokaj ka lënë herë pas here indicie në postimet e saj për një fakt të tillë por duhet të presim nëse diçka e tillë do konkretizohet në të ardhmen.