Zona e ish-Bllokut Tiranë, ka kaluar mëngjesin e sotëm një moment paniku dhe tensioni pas një shpërthimi të fuqishëm.

Kalimtarët e rastit por edhe banesat dhe bizneset aty pranë ambasadës ruse, u tronditën nga një shpërthimi që vinte nga kati i parë i nëndheshëm i një dyqani fast-food.

Nga flakët e mëdha, mbeti i plagosur një person që ishte brenda në byrektore, ndërsa i alarmuar ka dalë jashtë i përfshirë totalisht nga flakët.

Në foto shihet se si burrit po tentojnë t’i shuajnë flakët, që i kanë mbuluar trupin.

Nga dyshimet e para, bëhet fjalë për shpërthim të bombolës që përdorte dyqani për të gatuar, ndërkohë që vijojnë hetimet.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1350″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook