Një episod i pazakontë është parë në Tiranë, ku është parë një fëmijë i futur në kutinë e motorit të picës.

Fotoja shokuese është publikuar nga gazetari Dritan Laçi, i cili shprehet se foton ja kanë dërguar në inbox dhe është shkrepur tek rrotullimi i Shqiponjës.

“Çfarë pice quhet po ta fusësh kalamonin në koshin e motorrit? (Këtë foton ma çuan në inboks. Është shkrepur pranë rrotullimit të Shqiponjës. Nëse ka ndonje zyrtar policie që e rruan sado pak për këtë vend, targën e motorrit e ka dhe mund ta gjej fare kollaj kush është ky prindi i papërgjegjshëm)”, shkruan gazetari.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook