Vjen lajmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor për ndryshimet në lejet e drejtimit dhe modelin e ri të patentave.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, shpalli në fund të vitit 2017 një tender, me vlerë 420 milionë lekë.

Drejtori i ri, Arben Isaraj kërkon të blejë 150 mijë patenta të reja, me elementë të rinj sigurie.

Mësohet se ky ndryshim vjen si një nga kushtet kryesore të Brukselit, për hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas dokumenteve karakteristikat fizike të lejedrejtimit janë sipas standartit ISO 7810.  Materiali kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet dhe i përshtatshëm për gdhendje dhe personalizim me lazer.

Në anën e përparme, në krahun e majtë, mbi fotografinë e mbajtësit do të vendoset shenja dalluese e shtetit që e lëshon. Një element oval me ngjyrë të kuqe dhe që në brendësi të tij ka simbolin AL në ngjyrë të zezë. Në anën e përparme, sipër, midis shenjës dalluese të shtetit dhe emrit të shtetit lëshues do të shënohet fjala “LEJEDREJTIMI” e shkruar me gërma të mëdha. 

Poshtë saj do të shkruhet “DRIVING LICENCE”. Në anën e përparme, sipër, në krahun e djathtë do të shkruhet emri i shtetit lëshues “REPUBLIKA E SHQIPËRISË”.

Poshtë saj do të shkruhet “REPUBLIC OF ALBANIA”.

LEXO EDHE:  Vëllai iu arrestua për trafik droge, drejtori i Transportit rrugor merr vendimin drastik

Në anën e përparme në krahun e djathtë do të shkruhet fjala “lejedrejtimi” në gjuhët e Bashkimit Evropian.

Në anën e pasme, sfondi do të përmbajë fjalinë “MODEL I BASHKIMIT EUROPIAN” në gjuhën shqipe dhe angleze.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”733″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook