Eni Çobani mbetet prej vitesh një nga juristet më të dashura për publikun e që me rubrikën ‘Shiheminë gjyq’ ka ndihmuar qindra shqiptarë.

Në ‘Instagram-in’ e saj ajo publikon herë pas here ‘feedback-un’ që merr nga puna e saj, por jo vetëm.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto krah vëllait, të cilin e ka uruar për ditëlindje duke i dedikuar këto fjalë:

“Vëllai i vetëm i motrës tënde, ti je dashuri e një zemre dhe një shpirti. Motra jote të uron jetë shëndet dhe dashuri se ti meriton gjithçka. Të ka motra vëlla për merak Blendush dhe të do shumë”