Këngëtarët shqiptarë po bëhen dita-ditës më të njohur duke u preferuar dhe nga personazhe të njohur në mbarë botën.

Së fundi, këngëtari më i suksesshëm në Shqipëri, Noizy ndiqet në profilin e tij zyrtar në Instagram nga ylli latin me famë botërore, Nicky Jam, lajm i cili bëri namin në media.

Por përveç Noizy-t, ylli latin ka ndjekur në profilin zyrtar të Instagramit dhe këngëtaren e hit-it “Bon Bon”, Era Istrefi.

Kjo me siguri pasi të dy po bashkëpunojnë për himnin e Kampionatit Botëror të 2018 së bashku me aktorin Will Smith.

Pas një vëzhgimi të profilit të Instagramit të Nicky Jam, “Dualajm.com” mëson se tashmë në listën e personave shqiptarë që ylli latin ndjek është Noizy dhe Era Istrefi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook