Tepër aktive në Instagram, këngëtarja me famë botërore, Rihanna, vendos të na heqë herë pas here trurin me pozat bombastike në Instagram dhe të na e “përplasë” në fytyrë faktin që është një diva dhe pikë!

Mirëpo, ndryshe nga ç’e prisnim, postimi i saj i fundit është aq i thjeshtë, sa s’ka as filtra, as grim.

 

Madje, në fytyrën e saj dallohen edhe akne por duket se kjo s’përbën aspak problem për këngëtaren.

Rihanna ndihet mirë me pamjen e saj dhe si me grim, ashtu edhe pa të, ajo mbetet njësoj e bukur.

“Fotoja e parë e vitit”- shkruan këngëtarja në foton ku s’kanë ndaluar komplimentet e fansave.