Një nënë nga Misisipi, ka publikuar në “Facebook” një foto shokuese e djalit të vetëm 12-vjeçar, i cili gjendet i vdekur në arkivol.

Arsyeja e publikimit të kësaj foto, është për t’i treguar të gjithëve sa larg mund të shkojë ngacmimi ose ndryshe bulizmi.

Djali i saj, Andrew Michael Leach, nuk i rezistoi dot talljeve të vazhdueshme të shokëve të tij në lidhje me orientimin seksual dhe bëri vetëvrasje.

“Ai ishte duke përballuar me një luftë të brendshme për seksualitetin e tij, ai mendonte se ishte biseksual, por informacioni u përhap në shkollë dhe u bë viktimë e sulmeve të një grupi fëmijësh”, tha Cheryl Hudson për gazetat lokale. “Zemra ime është e thyer, por unë do të vazhdoj të parandaloj ngacmimet”– shton nëna.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1218″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook