Një grabitës dhe njëefektiv policie kanë humbur jetën pas një shkëmbimi me armë zjarri në qendër të komunës së Istogut në Kosovë.

Grabitësi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar nga forcat policore teksa ka tentuar të hyjë me forcë në bankë me qëllim grabitjen e saj.

Më pas, në tentativë për të kundërshtuar forcat policore, ai ka qëlluar policin Izet Demaj.

Fillimisht polici u plagos dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Pejës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, por pavarësisht kujdesit të mjekëve nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës, por kjo e fundit mësohet se ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar e hedhur dritë mbi rrethanat.