Ata dukeshin më shumë si “zombie” se sa njerëz normalë, ndërsa “përplaseshin” në mure dhe shtriheshin në trotuare.

Sipas Daily Mail, policia ka thënë se të gjithë kishin marrë një drogë të keqe, të njohur për nxitje të paranojës, vjelljes dhe halucinacioneve.

Siç thuhet më tej, të paktën 25 vetë u shtruan në spital në qytetin e Nju Jorkut pas një mbidoze të mundshme të marihuanës sintetike të njohur si ‘K2’.

Policia u përgjigj në një kryqëzim në lagjen Bedford-Stuyvesant të Brooklyn të shtunën, duke ndihmuar gjithashtu në vendosjen e tyre në autoambulanca.

Mediat shkruajnë se vendi në fjalë besohet të jetë i njëjti vend, ku 33 njerëz ishin mbidoze gjithashtu me “K2” në vitin 2016.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook