Reperi shqiptar Elinel ka tërhequr vëmendjen e fansave me një postim në ‘Instagram’.

Ai ka publikuar dy video ku shfaqet duke xhiruar nga makina e tij bashkëshorten që ndodhej në makinën përballë dhe e kishte ndaluar policia.

“Kur gruaja jote është gangsterja”- ka shkruar ai në videon e parë, duke lënë të kuptohet se reperi ka lënë vetë gruan të sqarohet me policët.

Më pas në videon tjetër ka treguar plot krenari se policët e kishin lënë atë të lirë dhe me humor reperi ka shkruar:
“Shpëton se je gruaja e Ellit normal.”

Ndërkohë reperi ka falenderuar policët të cilët kishin pëlqyer këngën e tij të re, të cilën e ka lançuar dy ditë më parë.
‘Thuj Ellit kanga per familjen shum e fort”, i kanë thënë ata, ndërkohë që reperi i përgjigjet në Instastory “Faleminderit”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1483″ sortorder=”14077,14078,14074,14075,14076,14079″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook