Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook ka publikuar logon zyrtare të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Bëhet plot një dekadë që kur është shpallur Pavarsia e Republikës së Kosovës, prej 17 shkurtit të vitit 2008.

Logoja zyrtare e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, padyshim që vjen me ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës dhe vjen në tri gjuhë, atë shqip, serbisht dhe anglisht.

Presidenti Thaçi shkruan:

“Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po i bënë 10 vjet pavarësi. Ne po i bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mesin e kombeve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook