Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka publikuar para pak ditësh bashkëpunimin me reperin rus “Sayonara Babe”.

Kënga titullohet ‘Aljey’ dhe është publikuar në formatin audio, ndërsa për videoklipin nuk është bërë e ditur nëse do do të publikohet për këtë projekt.

Por edhe pse është publikuar në këtë format, fansat e kanë pritur mjaft mirë, sidomos ata rusë.

Këtë e kuptuam fare mirë nëpërmjet një postimi që këngëtarja shqiptare bëri në Instastoryn e saj. Ky bashkëpunim i Erës dhe reperit të njohur është kënga më e dëgjuar në “applemusic” në Rusi dhe këngëtarja s’mund ta fshehte gëzimin.