Qytetarët e Tiranës kanë treguar sërish solidaritet ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit.

Nga pamjet e shpërndara në media shihen disa arka me bukë që po qarkullojnë në mes të studentëve dhe po u afrohen atyre falas.

Këto ushqime janë ofruar nga bizneset dhe qytetarët e Tiranës, të cilët kanë treguar zemërgjerësi me studentët që po protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Turma e madhe e të rinjve që kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit, është përshkuar nga të rinj me arka të mbushura me sanduiçë dhe portokalle.