Dje u zhvillua në Podgoricë Samiti i Kartës së Adriatikut, ku zv/Presidenti amerikan, Mike Pence takoi liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministrin Rama.

Kryeministri Rama ishte ulur në rresht me kryeministrat e tjerë, por ajo që bie në sy menjëherë janë atletet e bardha të kreut të Qeverisë, të cilat kanë bërë shumë bujë mediatike.

Diçka tjetër që u vu re, është dhe fakti që kryeministri Rama mungonte në foton zyrtare të Samitit të Podgoricës, ndërkohë që arsyeja ende nuk dihet.

Por ish-kryeministri Berisha, me një postim të bërë pas mesnatës ka dhënë versionin e tij, ku sipas tij, Rama u përjashtua nga foto për shkak të atleteve të bardha që mban veshur.

Rama perjashtohet per shkak te atleteve nga foto familjare e Samitit te Podgorices! sb”, shkruan Berisha.