Reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Më e rëndë situata paraqitet në Shkodër. Prifti i i Velipojës, Dom Marian Gega ka, përmes fotove, ka sjellë panoramën e zymtë të zonës së përmbytur, ku ai është meshtar.

Ai akuzon se shteti nuk po mban përgjegjësi për jetën e këtyre banorëve. Madje prifti thekson se edhe mediat vizive nuk po e pasqyrojnë situatën.

Reagimi i plotë
Përmbytje ditën për diell
Përgjegjesi s’ka! Lajmet nuk nuk e pasqyrojnë!
Oboti, e gjithe zona e Dajçit, Mali Jushit dhe e gjithë Velipoja janë të izoluara. Shume familje jane evakuar tashme, shume te tjera po behen gati per te trasferuar familjaret, pak rroba qe mund te mbajne, gjene e gjalle, ushqimin e bagetive….
Të varfërit ndër te varferit jane ata qe paguajne faturen… Sa keq!

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1244″ sortorder=”11504,11496,11497,11498,11499,11500,11501,11502,11503″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook