Prestigjozia britanike “Daily Mail’ i ka kushtuar disa artikuj ‘Fëmijëve të pasur shqiptarë’, por duket se këtë herë ka dalë bllof.

Media e njohur shkruante mbi luksin e shfrenuar të fëmijëve të pasur shqiptarë.

“Vaska të mbushura me para, supermakina dhe tigra që mbahen si kafshë shtëpiake. Tani fëmijët e pasur të Shqipërisë tregojnë jetën luksozve në Instagram”, ishte titulli që vendosi Daily Mail mbi artikullin kushtuar fëmijëve të pasur shqiptarë.

Por Jin Gates, një i ri imazhet e të cilit u bënë virale në internet, pasi ishte përfshirë në artikull, ka reaguzar ndaj duke shkruar se nuk është shqiptar por është nga Azia.

“Kjo fotografi u bë virale duke thënë se unë jam një ‘fëmijë i pasur shqiptar’. Jam nga Azia. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve por vetëm shkruajini gjërat si duhet”, ka shkruar miliarderi aziatik në Instagram.

Daily Mail është bazuar një faqe në rrjetet sociale ‘Rich Kids of Albania’ ku publikon foto nga jeta e luksit, por mesa duke nuk ka vetëm shqiptarë dhe artikujt janë të rremë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook