Volkswagen ka publikuar fotografitë dhe detajet teknike të modelit të tij më të shpejtë deri më tani në histori.

Golf GTI TCR ka motor 2.0 litra TSI, i cili siguron 290 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 264 kilometra në orë.

Ky është Golf GTI më i shpejtë në historinë 40-vjeçare të këtij modeli, edhe pse TCR tash për tash, është koncept formal dhe versioni i prodhimit do të paraqitet kah fundi i vitit.

Në mesin e opsioneve do të jetë edhe pakoja speciale sportive me metodat Normal, Comfort dhe Sport.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1510″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook