“Seks me mua ose ju ngela”, ky ka qenë kërcënimi  i pazakontë që një mësuese në Kolumbi i bënte nxënësve të saj, duke i detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por e ka pësuar keq.

Bëhet fjalë për 40-vjeçaren, Yokasta M., mësuese në një shkollë në Medellin të Kolumbisë, e cila është dënuar me burg.

Ajo i dërgonte nxënësve të saj 16-17-vjeç foto provokuese dhe i kërcënonte se do t’i ngelte nëse nuk flinin me të.

Ka qenë një prej prindërve të nxënësve, i cili ka zbuluar fotot dhe mesazhet në celularin e të birit, dhe më pas denoncoi në polici rastin e pazakontë.

Rasti u bë menjëherë publik dhe kjo gjë mjaftoi që dhe prindërit e tjerë të kontrollonin mesazhet e fëmijëve të tyre, dhe u shokuan nga ato që zbuluan, pasi nuk ishte hera e parë që mësuesja “qejflije” e kishte bërë këtë veprim të pahijshëm me nxënësit e saj.

Mësuesja në fjalë është dënuar me burg nga Gjykata e Medellin në Kolumbi , ndërkohë që ndodhet që ndodhet në prag të divorcit me bashkëshortin e saj.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”368″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook