Një numër i madh tifozësh dyshojnë se shorti në UEFA Ligë të Kampionëve ishte i kurdisur pasi Roma reklamoi biletat para se Liverpooli të prezantohej si kundërshtar i tyre.

Skuadra italiane i ofroi mbrëmjen e kaluar tifozëve shansin për të blerë biletat për ndeshjen në shtëpi kundër skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp.

Tifozët i kishin bërë “screenshot” dhe i kishin postuar në rrjetet sociale, ku disa media e kanë konsideruar skandal.

Madhe edhe data ka qenë e saktë, 2 maj 2018, ku Liverpool udhëton për në Romë për ta luajtur ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.

Teoritë konspirative tashmë kanë filluar në rrjete sociale ku tifozët frikësohen për kurdisje.

Në gjysmëfinalet e Ligës së kampionëve Roma do të luajë ndaj Liverpool, ndërsa Bayern ndaj Realit të Madridit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook