Një gomone me 500 kg drogë e llojit marijuanë, është ndaluar nga Policia Financiare e Leçes, në rajonin e Puglias, gjatë mesditës të së dielës.

Mediat italiane bëjnë me dije se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, dhe kishte pak orë që kishte mbërritur në brigjet italiane, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar.

Mësohet se shqiptari i prangosur është shtetasi, Arsen Xhaferri, 32-vjeç.

Mjeti lundrues me marijuanën në bord është kapur ndërsa po transportohej me një makinë pick up Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles.

Gomonia transportohej me pick up nga një makinë tip “Fiat Multipla”, në të cilën udhëtonnte shqiptari, Arsen Xhaferri, si dhe dy italianët Cristian e Michele Cito.

32-vjeçari shqiptar rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, po ashtu dhe dy italianët.

Trafikantët kishin ngarkuar në bordin e gomones mjete peshkimi, me qëllim për t’i shpëtuar kontrollit nga policia.

Policia ishte informuar më parë për aktivitetin kriminal të katërshes së trafikantëve. Pas kontrollit në gomonen rreth 7 metra të gjatë, u gjetën 502 kg marijuanë.

Në pranga u vu dhe drejtuesi i pick up Mitsubishi Vicenzo Pulli 40 vjeç, ndërsa në automjetin që ai drejtonte u gjet një pistoletë ruse Tokarev.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook