Bukuroshja Kejsi Bezhani, e njohur për publikun si e fejuara e reperit Stresi, që nga momenti i arrestimin të këtij të fundit, i ka sfiduar të gjithë, duke treguar në mënyrë të vazhdueshme, se i gjendet pranë në këto momente të vështira partnerit të saj.

Ju kujtojmë që vetëm pak javë më parë Stresi vu nën arrest, pasi sipas policisë u kap me lëndë narkotike dhe armë në një prej hoteleve të kryeqytetit, ku gjithashtu ishte shoqërinë e një vajze 20-vjeçare.

Por këtë herë e fejuara e reperit, Kejsi, ka prekur zemrat e të gjithëve me videon e postuar në rrjetet sociale, ku duket mbesa e saj e vogël shfaqet duke puthur ekranin e televizorit pikërisht në momentin, kur shfaqet Stresi me këngën e tij pjesëmarrëse në ‘Këngën Magjike’ të titulluar “Te du mom”, që vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat në këtë edicion.