Kur flasim për moderatoret apo këngëtaret më seksi jo vetëm në Shqipëri, por dhe më gjerë, pa dyshim që prej me të mirave është Luana Vjollca.

Prej disa muajsh, vajza bukuroshe moderon emisionin e saj më të ri, “Shiko Kush LUAN”, i cili transmetohet çdo të shtunë në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:50 në Top Channel, duke i mbajtur për mbi dy orë shqiptarët të mbërthyer në ekran.

Moderatorja e suksesshme ka befasuar në puntatën e mbrëmjes së sotme me look-un e saj të ri, duke i lënë të gjithë gojëhapur.

“Bjonde dhe me flokë të shkurtër”, ky ishte look-u i ri që moderatorja Luana Vjollca zgjodhi që të prezantojë mbrëmjen e sotme emisionin e saj, i cili brenda një kohe të shkurtër është kthyer në më të ndjekurin në ekranet shqiptare dhe kjo jo vetëm falë formatit të emisionit, por dhe aftësive të shkëlqyera në performancë të bukuroshes 26-vjeçare pa harruar këtu dhe dhe bukurinë e format e saj mbresëlënese fizike.

Të ftuar në emisionin e kësaj mbrëmjeje ishin emra të njohur të muzikës dhe ekranit shqiptar, si Stresi, Milaim Zeka, Dojna Mema, Ana Lika, Armond Morina dhe Gjergj Kaçinari.

Ashtu si në çdo puntatë, edhe gjatë mbrëmjes së sotme, Luana Vjollca i dha emisionit energjinë dhe vitalitetin e duhur për t’i mbërthyer shqiptarët në ekran.

LEXO EDHE:  "Befason" Bujar Qamili, zbulon propozimin që i ka bërë Luana Vjollca

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook