Plazhi i Dhërmiut ka qenë një nga destinacionet kryesore të politikanëve gjatë kësaj vere, pasi pothuajse e gjithë qeveria, deputetë të majtë dhe të LSI-së kane preferuar bregdetin e Jugut, ku mund të përmendin dhe kryeministrin Rama.

Edhe pse për presidentin dhe kryeministrin ka dy rezidenca qeveritare në Dhërmi dhe Vlorë, Meta nuk u pa në asnjërën prej tyre.

Presidenti Meta është duke i shijuar pushimet te shtëpia e tij në Gjirin e Lalzit. Siç shihet dhe në foto, Presidenti duket i relaksuar në shezlongun e tij dhe i nxirë plotësisht, teksa mban duart pas qafës.