Olti Curri njihet nga publiku shqiptar për karakterin e tij dhe për faktin se i thotë gjithmonë gjërat ashtu siç i mendon, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe publike.

Këtë herë, Olti i është kthyer reperes shqiptare, Tayna, pasi kjo e fundit kishte publikuar një foto ku tregonte disa ushqime që kishte vendosur t’i çonte për bamirësi.

“O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto ‘bamirësitë’… Për 50€ pazar shkon bën ‘story’ tjetra, kujton se do i japin titullin ‘Nënë Tayna’”, ka shkruar Olti në foton e tij në ‘Instastory’, duke thumbuar kështu publikisht reperen.

Nuk ka pasur ende asnjë reagim nga ajo, megjithatë do shohim çfarë do ndodhë tani e tutje.