Bojken Lako regjisor, rroker i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar që në vitin 2011 ka bërë publike lidhjen e tij me Semi Jaupaj vetëm kur ajo ishte 19 vjeç.

Ajo që e ka karakterizuar çiftin gjatë gjithë kohës është se ato e kanë mbajtur shumë hermetik lidhjen e tyre larg publikut dhe mediave.

Gjithsesi fotoja e postuar  nga rrokeri tregon se festivali “Sunny Hill” ka qenë një ndër ato rastet e pakta kur dy artistet nuk duan t’ia dinë aspak dhe shfaqen së bashku me njëri-tjetrin.

Bojkeni ka publikuar një foto, përmbajtja e së cilës përputhet më së miri me përshkrimin e vendosur “Dashuri”.

Rrokeri i njohur dhe Semi po shkëmbejnë një puthje midis tyre duke  u shfaqur shumë të dashuruar para ndjekësve të tyre.