Pamje dramatike që tregojnë mjerimin e komunitetit më të përçmuar dhe më të nëpërkëmbur në Shqipëri kanë ardhur në redaksinë e “DuaLajm.com”.

Siç shihet dhe në fotot e siguruara nga “DuaLajm.com”, disa persona të komunitetit rom, mes tyre dhe fëmijë të vegjël, janë parë të shtrirë në qendër të Durrësit, përballë Bashkisë së qytetit bregdetar.

Të mbuluar me batanije, e të strukur në cepin e galerisë së qytetit të Durrësit, të lënë në mëshirë të fatit e të harruar nga të gjithë.

Edhe pse fati u tregua i padrejtë me ta që në lindje, fëmijët romë rriten nën kthetrat skamjes dhe vuajtjes gjatë gjithë jetës.

Pamjet e mëposhtme që kanë ardhur në redaksinë e “DuaLajm.com”, nuk kanë nevojë për koment, ato tregojnë qartë mjerimin e këtyre njerëzve të lënë në harresë jo vetëm nga shteti, por dhe nga të gjithë njerëzit…

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”594″ sortorder=”5985,5984,5986″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook