Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani, është kërcënuar gjatë pasdites së sotme me anë të një mesazhi.

Osmani ka publikuar mesazhin që ka marrë nga një person, identitetin e të cilit nuk e bën të ditur.

E gjitha kjo duket se ka lindur pas një statusi që ka bërë politikani shqiptar, ku shkruante se “sirianët duhet t’i vrasin me bomba jo me armë kimike”, por kjo shprehje ishte në kuptimin ironik dhe jo të drejtëpërdrejtë dhe nuk ishte një thirrje anti-siriane, por qytetari e ka keqkuptuar, duke e marrë në kuptimin e parë.

“E fresket fare perpara pesedhjete minutave. Do të më therë dhe do të më varë në litar sepse kam thënë dy statuse më poshtë vritini “sirianët me bomba jo me arme kimike”. Ju lutem vellezer e motra perpara se te therni njerez mësoni shqip. Ky tipi po te mos e kisha sqaruar une, mund te me kishte vrarë po të me shite naten gjekundi. Stop analfabetizmit dhe nacionalizmit idiot. Njerez ju lutem sqarohuni dhe pyesni per diçka qe nuk e kuptoni. Nuk eshte turp!”, shkruan në “Facebook” Osmani.

“Ju flet Qyteterimi! Sirianet mos i vrisni me arme kimike. Me plumba, bomba dhe me raketa nuk ka problem!”, shkruante në statusin e mëparshëm politikani shqiptar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  FOTO/ Gjirokastra po zhduket, deputeti i Pd-së jep alarmin: Ky qytet margaritar në prag të rrënimit