Koreografi Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë prej disa muajsh në qendër të vëmendjes së mediave pasi u përfol se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të cilën nuk e konfirmuan kurrë.

U tha se shkak ishin bërë prindërit e tyre megjithatë dyshja preferoi të mos prononcohej lidhur me këto thashetheme.

Së fundmi Alba Hoxha ka realizuar një intervistë me fansat në Instagram dhe një prej tyre e ka pyetur nëse është beqare apo e lidhur. “Beqare dhe e lumtur”, është përgjigjur Alba.