Një tjetër aksident është shënuar në Tiranë, para pak minutash.

Ngjarja ka ndodhur tek Unaza e Re në kryeqytet, ku janë përfshirë dy automjete.

“DuaLajm.com” siguron pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një kamion ka përplasur një mjet tip “Peugeot”. 

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Kujtojmë që ky është aksidenti i dytë i shënuar në Tiranë, pasi para rreth një ore një makinë përplasi një 20-vjeçare në Bulavardin “Zogu i Zi.

Fatmirësisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në spital.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook