[ngg_images source=”galleries” container_ids=”735″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Peru, ku një autobus ka rënë nga një pjesë shkëmbore teksa përshkruante një rrugë shumë të ngushtë e quajtur “Kthesa e Djallit”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se bilanci i viktimave ka shkuar në 48. Mjeti në të cilin udhëtonin 57 pasagjerë, ka dalë nga rruga në zonën Pasamayo, pasi u përplas me një kamion.

Autobusi po udhëtonte drejt kryeqytetit të Perusë, kur është përplasur nga një rimorkio për traktorë. Si pasojë e përplasjes dhe rrugës së ngushtë, autobusi përfundoi në det.

“Eshtë shumë e trishtueshme të marrim pjesë në një operacion të tillë”, ka deklaruar presidenti peruan Pedro Pablo Kuczynski.

Për orë të tëra me rradhë, forcat zjarrfikëse ndërmorrën operacionet për shpëtimin e për të mbijetuarve, dhe gjetjen e kufomave, pasi në atë vend nuk ka rrugë që të çon për në plazh.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë përdorur helikopterët për të transportuar 6 të mbijetuarit me plagë të rënda në spitalet më të afërta.

Tre persona rezultojnë ende të zhdukur dhe po punohet për ti gjetur ato.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook