Shembja e urës në Genova ka shkaktuar 35 viktima mes tyre edhe një shqiptar.

Viktima është 22-vjeçari nga Shijaku, Marjus Djerri dhe lajmi i kobshëm është konfirmuar edhe nga familjarët e të riut.

Sipas të afërmve, i riu ka qenë duke shkuar për në punë kur është shembur ura Morandi, duke rënë në 100 metra lartësi.

22-vjeçari dhe kolegu i tij ishin duke shkuar për në punë kur ura që po rrëzohej i zuri poshtë.

I riu kishte lindur në Itali, ku ndodhej me familjen prej vitesh.

Tragjedia bëhet më e rëndë pasi trupat e të dyve janë nxjerrë para syve të familjarëve.

Ende nuk dihet origjina e kolegut të tij, por dyshohet edhe ai është me origjinë shqiptare.