Home Kryesore Foto/ Triumfi i Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare, çfarë shkruajnë mediet serbe

Foto/ Triumfi i Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare, çfarë shkruajnë mediet serbe

KOSOVË

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ndërsa e dyta u rendit partia Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo fitore është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat serbe, të cilat shkruajnë se Albin Kurti triumfoi në zgjedhjet e së dielës, ndërkohë citojnë edhe pjesë nga fjala e tij, ku foli për mediat dhe para të pranishmëve në podiumin festiv gjatë orëve të vona në sheshin “Skënderbeu” në qytetin e Prishtinës.

“Albin Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Kurti deklaroi se nga sot ai do  fillojë të punojë për krijimin e një qeverie të re me të si kryeministër”-shkruan B92.