Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së të premtes në një spital në Londër, pasi një javë më parë ishte dhunuar barbarisht nga tre të rinj.

Mediat britanike bëjnë me dije se bëhet fjalë për 30-vjeçarin shqiptar Jozef Boci, i cili kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe trup pas plagëve të shkaktuara nga goditjet me levë.

Lidhur me ngjarjen, policia britanike ka arrestuar tre të rinj të moshës 20,21 dhe 29-vjeçare, të cilët dyshohen si autorë të dhunës ndaj shqiptarit.

Sipas mediave britanike, shqiptari jetonte në Catford, por u sulmua gjatë të shtunës në juglindje të Londrës, në Rrugën e Lartë të Greenwichit, pas një sherri mes dy grupeve.

“R.I.P Jozef Boci Will Always Remember You Brother 😔 I Paharruar Jozef Boci.. Shpirti N’ Paqe Vlla 😔”, shkruan një prej miqve të tij në rrjetet sociale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë

në Facebook