Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se urbani i linjës së Kamzës, rreth orës 08:30, tek “Ura e Institutit”, ka përplasur për vdekje gruan e moshuar, teksa ka qenë duke kaluar rrugën.

Informacion Paraprak
Rreth orës 08:30, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar se tek “Ura e Institutit”, në Kamëz, një autobuz linje ka aksidentuar një këmbësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Tek “Ura e Institutit”, autobuzi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar.

Mjeti dhe drejtuesi ndodhen në vendngjarje.

Po kryhen veprimet nga shërbimet e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook